“Shansi i fundit për Botërorin”, Gjimshiti para ndeshjes me Letoninë: Gabuam në ndeshjen e parë, do japim 100% për tri pikët

Jil
Jil
1 Min Read

Berat Gjimshiti ka folur per ndeshjen e Shqiperise me Letonine duke e cilesuar ate si shansin e fundit qe kuqezinjte kane per Boterorin 2026.

Gjimshiti: Nuk do jetë e thjeshtë, por jemi shumë pozitiv. Presioni sigurisht që dihet, por kur ke presion, përqendrimi është më i lartë. Duhet të marrim ato tri pikë që janë të nevojshme për t’u kualifikuar.

Sigurisht që i kemi parë ndeshjet, por edhe ndeshjen me Serbinë. Ajo ndeshje që zhvilluam atje nuk ishte e mirë, sigurisht që kemi gabuar.

Duket dhe në ndeshjet që kemi parë në eliminatore. Edhe Holanda dje mezi fitoi me Lituaninë. Na duhen ato tri pikë patjetër. Gjëja më e bukur dhe më e rëndësishme është që e kemi vetë në dorë.

Mesazhi është që do japim 100% për të realizojmë ëndrrën që të kualifikohemi në Botëror. Për gjithë Shqipërinë do të ishte diçka e bukur. Nesër do të jemi gati dhe do japim gjithçka për ato tri pikë. Do japim maksimumin dhe ta shijojnë edhe tifozët.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania