SHBA paralajmëron Iranin në OKB: Mos na sulmo as ne, as Izraelin

Editor
1 Min Read

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për konfliktin që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Iranin nga ky takim që të mos sulmojë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

“Veprimet tona janë mbrojtëse”, deklaroi Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. “Më lejoni të jem e qartë: regjimi iranian do të mbahet përgjegjës për veprimet e tij.

Paralajmërojmë seriozisht Iranin – dhe grupet e afërta me te – që të mos ndërmarrin veprime kundër Shteteve të Bashkuara, apo kundër Izraelit,” tha ajo.

Ajo tha se Këshilli i Sigurimit duhet të dënojë sulmin e Iranit dhe të vendosë “pasoja serioze” ndaj Rojës Revolucionare të Iranit për veprimet e saj.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *