
Është shembur me eksploziv ndërtesa e fundit në zonën e Thethit, duke përmbyllur kështu aksionin për lirimin e hapësirave në një prej destinacioneve turistike më të njohura të veriut të vendit.
Prej orësh, forcat xheniere kishin montuar kallëpet e eksplozivit në strukturë, ndërsa shpërthimi i komanduar u realizua me sukses, pa incidente.
Banorët e kanë kundërshtuar me forcë këtë veprim, duke thënë se atyre iu ishte premtuar në vite që të zhvillonin biznese në pronat e tyre, por duke qenë se nuk kanë dokumentet, e kanë pasur të pamundur të aplikojnë për leje.