Shënoi tjetër supergol, Asani bën veprimin që nuk pritej

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Afrimi i Jasir Asanit te Kombëtarja po rezulton një goditje e madhe nga trajneri Sylvinho. Me supergolat e shënuar sulmuesi nga Shkupi po i jep një shtytje të fuqishme Shqipërisë drejt sigurimit të biletës për finalet e Europianit “Gjermani 20024”.about:blank

Ish-lojtari i Partizanit e tregoi klasin e tij edhe ndaj Çekisë, ku shënoi një gol të bukur që në minutën e nëntë, duke i hapur rrugën një fitoreje me peshë. Në fund të ndeshjes  Asani në vend që të ndërronte fanellën me ndonjë lojtar kundërshtar, ritualin e kryen me një personazh të veçantë.

Pamjet kanë treguar që Asani është afruar te një tribunë e stadiumit, ku qëndronte tifozi special, Ballist (Ismail) Morina. E veçante është se të dy personazhet i ndërruan bluzat me njëri-tjetrin.

Në pamje të parë duket si një shkëmbim fanellash midis protagonistësh të kualifikuesve të Shqipërisë në Europian. Ballist Morina ishte personazhi më i përfolur kur kuqezinjtë arritën kualifikimin e parë në “EURO 2016”, ndërsa tani, ndonëse nuk është arritur zyrtarisht, Asani është një nga katalizatorët e suksesit drejt sigurimit të biletës për finalet e “EURO 2024” në Gjermani.

Scroll to Top