Cristiano Ronaldo shënon në fitoren e rradhës së Al Nassr.

Jil
Jil
2 Min Read

ARABI SAUDITE – Cristiano Ronaldo ishte edhe një herë në qendër të vëmendjes në një tjetër ndeshje të fituar nga Al Nassr, këtë herë kundër Al Shabab me rezultat 4-0.

Ylli portugez shënoi dy herë nga pika e bardhë (13′ dhe 38′) dhe në mes, madje iu anulua një gol për shkak të shtyrjes së kundërshtarit përpara se të drejtonte topin me kokë drejtë rrjetës(19′).

Lojtari i përfaqësueses portugeze asistoi gjithashtu për golin e Sadio Mané (40′) dhe fitoi një penallti për Ghareeb në minutën e 64-të. Anësori saudit përfundoi duke goditur shtyllën, por Al Nassr do të arrinte golin e katërt (80′). CR7 goditi traversën me kokë dhe rikuperimi i Sulltan Al Ghannam ktheu në rrjetë topin, kjo pasi Banega u përjashtua me të kuqe direkt, duke e lënë Al Shabab me një lojtar më pak nga minuta e 75-të e në vazhdim.

Me këtë rezultat, Al Nassr ngjitet në vendin e 6-të, me gjashtë pikë, gjashtë më pak se liderët Al Itthiad, nga Nuno Espírito Santo dhe Al Ahli, ndërsa Al Shabab vazhdon pa fituar në këtë edicion të Ligës Saudite dhe ndodhet në zonën e rënies, (vendi i 17-të), me dy pikë.

VIDIO 1

VIDIO 2

VIDIO

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *