Sherr me thika mes nxënësve në Kosovë, plagoset adoleshenti. Dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Jil
Jil
2 Min Read

Një incident i rëndë është shënuar sot rreth orës 15:00 në qytetin e Podujevës, konkretisht në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku një person ka pësuar lëndime serioze si pasojë e një sulmi me thikë. Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin për këtë akt. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë me dije se rasti është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse dhe se hetimet kanë filluar në koordinim me Prokurorinë.


“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informacionin për një lëndim trupor të shkaktuar nga një mjet i mprehtë në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti,” ka deklaruar Ahmeti.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini”, ku i plagosuri ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë me dije se gjendja shëndetësore e viktimës është e rënduar dhe jo stabile.

“Pacienti është sjellë nga Podujeva me plagë të shkaktuara nga një mjet i ftohtë. Janë realizuar të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe ai është dërguar menjëherë në sallën e operacionit. Në ndërhyrje janë përfshirë ekipet e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe asaj torakale. Gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe jo stabile,” ka deklaruar Syla.

Autoritetet janë duke e trajtuar rastin me seriozitet të lartë dhe pritet të publikohen më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve fillestare.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania