Sherr me thika mes të miturish në Elbasan, një i arrestuar

Editor
2 Min Read

Elbasan/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet adoleshentëve.

Sherr me thika mes të miturish në Elbasan. Arrestohet një 17-vjeçar dhe procedohen në gjendje të lirë një i mitur 16-vjeç dhe një 14-vjeç, të implikuar në konflikt.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilin i arrestuari, gjatë konfliktit, dëmtoi lehtë 16-vjeçarin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 20:30, të datës 02.04.2024, për një konflikt ndërmjet disa adoleshentëve, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të këtij konflikti dhe arrestimi i një 17-vjeçari të përfshirë në të. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur 14 dhe 16 vjeç, po ashtu të implikuar në konflikt.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 17-vjeçari i arrestuar ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) 16-vjeçarin dhe ka dhunuar fizikisht 14-vjeçarin, ndërsa këta të fundit e kanë goditur atë, me send të fortë (shkop prej druri).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *