
Një sherr me thika raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar.
Sipas informacioneve të para, konflikti ka ndodhur në një berberhane, për motive ende të paqarta, mes një kursanti dhe klienti.
I riu me iniciale M.SH., mësohet se është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, pasi ka marrë plagë pranë zemrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin, 24-vjeçarin me iniciale Sh. S., ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit.
“Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes”, njofton policia.