Sherr me thika në Sarandë

Jil
Jil
1 Min Read

ARANDë- Një 26-vjeçar është vetëdorëzuar në polici disa orë pasi plagosi me thikë një 44-vjeçar në Sarandë. I riu Elvis Ndoji mbrëmjen e djeshme pas një konflikti plagosi me thinë në rrugën “Mitat Hoxha” Klodjan Bashollin.

44-vjeçari pas ngjarjes është transportuar drejt Spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Mësohet se Ndoji rezulton person me precedentë penalë. Ai është arrestuar në tetor 2024 si autor i disa vjedhjeve. Gjatë arrestimit të tij atëherë, i’u gjet një thikë dhe një sopatë, ndërkohë që nuk dihet se si ka përfunduar kaq shpejt i lirë.

Edhe Klodjan Basholli rezulton i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2008 ku në plazhin e Manastirit u kap një skaf me 278 kg marijuanë. Ndërsa më vonë ai është arrestuar sërish në vitin 2017, si pjesë e një grupi që kryente vjedhje në fshatrat kufitare greke. Gjatë operacionit të atëhershëm, dy prej bashkëpunëtorëve të tij i’u gjetën nga policia edhe 2 pistoleta.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania