
Një konflikt ka ndodhur në lagjen nr. 18 të Durrësit, ku është qëlluar me armë zjarri.
Situata është parandaluar nga Policia, e cila ka arritur të shpërndajë grupin dhe të shmangë një përshkallëzim të mëtejshëm. Shtetasit e përfshirë në këtë konflikt janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet dhe janë identifikuar më pas nga forcat blu. Po ashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit H. Ll. dhe K. S..
H. Ll. dhe K. S., që janë shpallur në kërkim, dyshohet se janë përfshirë në konfliktin për motive të dobëta me G. Z., duke e dëmtuar fizikisht dhe duke qëlluar me armë për ta kanosur.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit për veprime të mëtejshme.