Sherr mes të rinjve shqiptarë në Greqi

Editor
1 Min Read

Një incident ka ndodhur mbrëmjen në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku një shtetas shqiptar 17-vjeçar është sulmuar me thikë nga një 21-vjeçar shqiptar.

Siç raporton patrisnews.com, pas ngjarjes, 17-vjeçari u dërgua në Infermierinë e Pirgos ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili përfundoi me sukses.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit pas operacionit është e qëndrueshme dhe duket se i riu nuk është më në rrezik për jetën, raporton gazetari i Top Channel, Artur Bibe.

Lidhur me shkaqet e ngjarjes, viktima 17-vjeçare dhe i dyshuari 21-vjeçar janë takuar për të zgjidhur një çështje personale lidhur me mosmarrëveshjet financiare.

Gjatë takimit 21-vjeçari ka nxjerrë thikën që kishte në posedim, duke e goditur në pjesë të barkut 17-vjeçarin.

21-vjeçari është arrestuar menjëherë nga zyrtarët e Policisë së Vuprasisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al