Sherr mes vëllezërve në Prishtinë, plagoset njëri prej tyre

Editor
1 Min Read

Konfliktet mes vëllezërve në familjet shqiptare në kosovë, shpesh përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë, për të zgjidhur telashet.

Një rast i rëndë ka ndodhur edhe ditën e djeshme, në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë vëllain e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali, brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje për tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve që dyshohet se i kishte marrë nga një mjet i mprehtë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ndërkohë, lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës dhe babait të tyre.

I dyshuari akoma nuk është kapur, pasi është arratisur pas kryerjes së veprës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, për të siguruar prezencën e të dyshuarit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *