Një sherr i dhunshëm mes dy personave ka ndodhur këtë të shtunë në një lokal në lagjen 17 të Durrësit, pranë stacionit zjarrfikës.
Dy persona, të cilët mësohet se kishin konsumuar alkool, janë konfliktuar fizikisht, duke shkaktuar dëmtime të rënda për njërin prej tyre.
Pasi është kërkuar ndihmë nga lokali, Policia ka ndërhyrë menjëherë duke ndaluar njërin prej të përfshirëve në ngjarje.
Ndërkohë, personi tjetër i plagosur gjatë konfliktit është transportuar në spital me autoambulancë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po vijon hetimet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të incidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.