JiL.al - Jeto i Lumtur

Shisnin drogë sintetike, e pësojnë keq dy shtetasit e huaj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas posedonin lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 34”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit polakë G. O., 38 vjeç dhe S. P., 47 vjeç.

Gjatë kontrollit në ambientet e një hoteli ne Sarandë, me administrator shtetasin G. O. konkretisht në dhomën ku qëndronte vetë shtetasi G. O së bashku me shtetasin S. P., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar metamfetaminë në formën e kristaleve, të cilat dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i posedonin me qëllim shitjen, kryeshisht në lokalet e natës, në qytetin e Sarandës.

Së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Scroll to Top