JiL.al - Jeto i Lumtur

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet i riu

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

BULQIZË- Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shiste lëndë narkotike të tipit canabis. I arrestuari me inicialet Y.D ishte banues në Bulqizë. Nga operacioni u sekuestruan 2 qese me doza canabis ssativa, një shumë parash dhe 1 aparat celular.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 21-vjeçari së bashku me një person tjëtër, pasi siguronin lëndën narkotike e ndanin dhe e shinsin në doza pranë shkollave dhe lokaleve të ndryshme të qytetit. Bëhet me dije se bashkëpuntori i 21-vjeçarit është shpallur në kërkim.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe Komisariatin e Policisë Bulqizë, organizuan punën për goditjen e këtij rasti.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Y.D., 21 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe kanë shpallur në kërkim policor një shtetas tjetër ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tij.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 21-vjeçari, sëbashku me një shtetas tjetër, pasi siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza dhe e shpërndanin pranë shkollave dhe në lokale të ndryshme të qytetit të Bulqizës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 qese me doza canabis, një shumë parash dhe 1 aparat celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme’, citon policia

Scroll to Top