
19-vjeçari shqiptar që mbeti i plagosur nga aksidenti i rëndë i ndodhur një ditë më parë në Bologna të Italisë, teksa bashkë me shokun e tij 18-vjeçar Valjero Maksuti, i cili vdiq në vendngjarje, po tentonte t’i ikte policisë me automjetin tip Audi të vjedhur, është vënë në prangat e policisë italiane.
Sipas mediave italiane, ai është arrestuar për vrasje me makinë, mallra të vjedhura si dhe rezistencë ndaj arrestimit pasi automjeti me të cilën udëhtonin u raportua e vjedhur në Bolonja natën midis 8 dhe 9 shtatorit. Dëshmitarët kanë deklaruar se makina ishte shpejt dhe aksidenti u duk si një shpërthim.
Një kamera ka kapur të gjithë skenën. Audi i gjelbër po ecte me shpejtësi drejt kryqëzimit, por humbi kontrollin dhe goditi goditi një shtyllë ndriçimi. U nda në dysh: metali, gomat dhe madje edhe motori doli nga makina. Brenda rrënojave të Audit, u gjet një çekiç për thyerjen e xhamit dhe mjete për vjedhje.
Rindërtimi i policisë: Nuk kishte kontakt midis dy makinave
Dy të rinjtë po i iknin makinës së policisë, e cila e kishte ndaluar Audin në një semafor të kuq në Via Tolmino. Makina ishte e shtrenjtë, dhe dy shoferët ishin shumë të rinj. Oficerët urdhëruan kontroll, por kur semafori u bë jeshil, 19-vjeçari u largua me shpejtësi. Pasoi një ndjekje, me Audin që po udhëtonte me shpejtësi të madhe, ku më pas humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi. Makina e patrullës, e cila e kishte humbur nga sytë Audin për një pjesë të rrugës, mbërriti menjëherë pas aksidentit.
Hetimi është ende në hapat e parë dhe është shumë herët për të thënë se ku po shkonin dy djemtë ose çfarë kishin ndërmend të bënin. Gjithashtu, është e paqartë se kush e vodhi makinën, ka të ngjarë që të mos kenë qenë dy të rinjtë shqiptarë që e kanë vjedhur automjetin, por dikush tjetër.