Shkaktoi aksidentin me vdekje dhe u largua nga vendngjarja

Editor
2 Min Read

Policia Rrugore në Pogradec ka zbardhur aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një 40 vjeçar i identifikuar si Florant Palla u aksidentua për vdekje nga një automjet, ndërsa drejtuesi u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me mjetin e tij.

Drejtuesi i automjetit, i arrestuar nga policia është Gentjan Capo, 38 vjeç.

Njoftimi zyrtar nga Policia

“Në vijim të informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”, u gjet i pajetë shtetasi F. P. 40 vjeç dhe paraprakisht u dyshua për aksident rrugor, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë vijoi veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të mjetit, që shkaktoi aksidentin.

Pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi të territorit te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volkswagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Gjithashtu u identifikua dhe drejtuesi i automjetit shtetasit G. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec,

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *