Shkaktuan aksidente rrugore për shkak të shpejtësisë së lartë/ Arrestohen 2 drejtues automjetesh

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 drejtues automjetesh, pasi në 24-orët e fundit kanë shkaktuar aksident duke plagosur 2 qytetarë.

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar me iniciale I. M., banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin S. Gj., 74 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Shtetasi S. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga ka rënë dhe një shtetas me iniciale B. U., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania