Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile!

Editor
1 Min Read

Pas shkarkimit të Loina Priftit, ish-drejtoreshës së “IdentiTek”, e cila i kishte caktuar vetes rrogë 15 mijë euro në muaj e që dyshohet për një sërë abuzimesh në detyrë, përfshi këtu edhe cënim të të të dhënave sensitive, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka firmosur një tjetër shkarkim.

Së fundmi është shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro.

Vendimi është marrë për shkak të një ngërçi të krijuar me tenderin e mirëmbajtjes së Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Një përplasje për çështje teknike e procedurale me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH) e ka shtyrë Ministrin e Brendshëm të sakrifikojë vartësin e tij, shkruan lapsi.

Vangjush Stavro u emërua në krye të Gjendjes Civile në pranverë të vitit 2021.

Nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë, por sidoqoftë ky institucion mbetet me një rëndësi të posaçme sidomos kur kemi para vitin elektoral.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *