Shkatërrohet në Turqi rrjeti i spiunëve, zbardhen dyshimet

Editor
2 Min Read

Një rrjet agjentësh spiunë që i ka shërbyer agjencisë sekrete të Izraelit, MOSSAD, është shkatërruar nga policia në Turqi. Mediat atje raportojnë se Organizata Kombëtare e Inteligjencës ka zbuluar se detektivi privat Ahmet Ersin Tumlucal? dhe gruaja e tij kanë punuar për MOSSAD midis 2011 dhe 2020.

M?T po ashtu ka zbuluar se rrjeti spiun përbëhej nga 9 persona. Çifti Tumlucal?, janë ata që kanë zhvilluar takime ballë për ballë me agjentët e MOSSAD duke përdorur emrat e rremë Jorg Neubach dhe Gavin Alto në Austri -Vjenë, Zvicër-Zyrich, Gjermani Mynih-Frankfurt dhe Berlin.

Ahmet Tumlucal? vazhdoi komunikimin me agjentët e MOSSAD-it përmes metodave sekrete të komunikimit, duke marrë para nga ata gjatë takimeve në Austri, Zvicër dhe Gjermani për shërbimet e kryera.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan edhe fotot e vëzhgimit të realizuara nga nga spiunët me urdhër të agjentëve të MOSSAD. U konstatua se Tumlucal?, të cilit iu sekuestrua edhe korrespondenca me agjentët e MOSSAD-it, mori me qira një makinë në Stamboll për dy persona nga Lindja e Mesme dhe i ndoqi hap pas hapi me 4 persona për 2 ditë.

Tumlucal? punoi për MOSSAD-in për 9 vjet duke kryer aktivitete kërkimore, zbulimi dhe gjurmimi në Turqi, Gjeorgji, Gjermani dhe vendet e Lindjes së Mesme.

Në kuadër të udhëzimeve ai ka marrë dokumente zyrtare për taksitë komerciale, kamionë dhe TIR nga Lindja e Mesme, vendet që do të përdoren në operacionet e MOSSAD-it.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *