JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjermani me motor përplaset me një mjet, përfundon në spital

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

SHKODËR- Aksidentohet një gjerman në Shkodër. Mësohet se gjermani A.T është përplasur teksa drejtonte motomjetin e tij me një automjet në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”.

Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar gjermani i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

‘Rreth orës 09:05, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin gjerman A. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P.

Si pasojë, është dëmtuar shtetasi gjerman A. T., i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, njofton policia.

Scroll to Top