
SHKODË- Një 30-vjeçar është paraqitur mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Shkodrës me plagë të marra nga armë zjarri. Sipas infotmacioneve paraprake, 30-vjeçari me iniciale A.L është vetëplagosur. Ndërkohë Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik).
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik)