
Ajet Lleshi, 27-vjeçari që ditën e djeshme shkoi në mal për të prerë dru, por nuk u kthye më në banesë pasi humbi rrugën, është gjetur pa shenja jete në malin e Pashtrikut.
Dyshohet se vdekja i ka ardhur si pasojë e të ftohtit të madh. Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur që prej mëngjesit të djeshëm drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru në pyll, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.
Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja ka humbur kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.
Ende nuk dihen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, teksa priten hetime për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 27-vjeçarit