Shkrumbohet në mes të pyllit makina në Belsh, mister rrethanat

Jil
Jil
1 Min Read

Belsh, 29 qershor 2025 – Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë pasdite në pyllin e Dëshiranit, ku një automjet ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht. Flakët janë përhapur edhe në bimësinë përreth, duke dëmtuar disa shkurre dhe pemë në zonë.

Zjarrfikësit dhe forcat e policisë kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes më tej të flakëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Megjithatë, ngjarja mbetet e mbuluar me mister, pasi ende nuk dihet arsyeja pse automjeti ndodhej i vetëm në thellësi të pyllit dhe ku ndodhet pronari i tij. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e pronarit dhe rrethanat që çuan në djegien e makinës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania