JiL.al - Jeto i Lumtur

Shoferi i autobusit frenon papritur, pasagjeri godet kokën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Montesilvano Marina të Italisë, ku frenimi i papritur i një autobusi shkaktoi vdekjen e një pasagjeri. Autobusi u detyrua të frenojë papritur për shkak të daljes së një makine nga një rrugë anësore.

Burri 66-vjeçar, me gjasë në këmbë në momentin e ngjarjes, u rrëzua, goditi kokën në një cep dhe për pasojë ndërroi jetë. Disa pasagjerë të tjerë u plagosën.

Scroll to Top