Shoferi i bie shtyllës së tensionit me makinë, vetë në spital

Editor
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”.

Automjet, tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë tensioni të lartë.

Gazetarja Eneida Petova raporton se drejtuesi i mjetit, Dhimitër Papa, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr mjekim pas plagëve të marra nga përplasja dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pa dëmtime serioze.

Mendohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë, ndërkohë që efektivë të policisë rrugore ndodhen në vendngjarje, për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar edhe lidhjet e linjës elektrike të zonës, pas përplasjes me shtyllën e tensionit të lartë.

Në zonë kanë shkuar edhe punonjësit e OSHEE-së, të cilët kanë nisur riparimin e dëmtimit të shkaktuar nga përplasja,për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike në këtë zonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *