Shoferi përplaset me kolonën, makina bëhet ‘copash’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën në segmentin Qafë e Buallit-Vajkal në vendin e quajtur mbikalimi që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës, ku një drejtuesi i makinës tip Tuaran ka humbur kontrollin duke u përplasur në kolonën e urës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca, të cilët kanë bërë te mundur dërgimin e të plagosurit drejt spitalit të Bulqizës i cili po merr mjekim.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht mendohet se shkak i aksidenti dyshohet shpejtësia, por jo vetëm, pasi një pistë tjetër është edhe ngricat në rrugë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top