Shoferja 30-vjeçe bie në kanal me gjithë makinë

Editor
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj.

Një mjet tip “Ford” që drejtohej nga një vajzë rreth të 30 vjeç ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë shoqëruar për në Spitalin e Fierit.

Sipas informacioneve, vajza udhëtonte e vetme dhe shkak dyshohet përgjumja ose përdorimi i telefonit.

‘Më datë 13.06.2024, rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit’.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *