“Shoqëria që e quan normalitet shpërthimin e dhunës, degradimin e fjalës dhe frikën nga tjetri, është një shoqëri që jeton me plagë mendore të pambyllura

Jil
Jil
4 Min Read

SËMUNDJET MENDORE QË ECIN MES NESH

Sëmundjet mendore nuk gjenden vetëm në spitalet psikiatrike.

Ato më shumë , janë në çdo lagje, në çdo hyrje pallati, në çdo rrugë,kafene e komunikim.

Në Kosovë sot, mjafton t’i flasësh dikujt ta kritikosh – dhe të turret si bishë.

Mjafton të japësh një këshillë – dhe përballë ke një fjalor degradues që ta shpon shpirtin.

Në rrugë, nuk i bie dot borisë së veturës që të kanë zënë rrugën për të kaluar, nga frika se mund të të dalë një njeri që s’e di as vetë nëse po ecën drejt teje me grusht, me shkop, apo me armë.

Në hyrjen e babesës, nuk guxon t’i thuash komshiut “ul zërin” kur bërtet e ulërin deri në 1–2 të natës.

Sepse rasti “më i mirë” është një sharje publike… dhe rasti më i keq është një thikë në dorë.

Në lagje, dy fëmijë zihen gjatë lojës, siç ndodh gjithmonë.

Por nga dritarja del një prind e i thotë djalit të tij 8-vjeçar:

“O budall…Merr një gur e çai kokën!”

E gjithë kjo, nën buzëqeshjen e njerëzve që nuk e quajnë këtë asgjë të jashtëzakonshme.

Edhe punonjës në administratë,kur vjen nga jashtë i krahason,të duken të sëmurë mëndërisht,polici që të ndalon,kamarieri kur i flet,apo dikujt që i ke lënë një punë të kryejë….

Këto nuk janë skena të rralla. Janë realiteti i përditshëm.

Në treg, në autobus, në rrugicë – kam parë njerëz të mbingarkuar emocionalisht, gati të shpërthejnë për gjërat më të vogla,dhuna zien në cdo shpirt njerëzor.

Shoqëria jonë po jeton me nerva të çara, me zemërim të akumuluar, me dhunë që gjen shkas të shpërthejë për asgjë,me një dashuri dhune te brendeshme të pashoq….

Këto janë sëmundje mendore kolektive – por e pashpallur, e patrajtuar, e padiskutuar.

Ne e kemi normalizuar. E quajmë “kështu është populli ynë” duke e kthyer në normalitet,sepse të tillë jemi dhe vetë….

Por nuk është populli. Është një plagë e thellë që po merr formë kulture.

⚠️ Sot, nuk mjafton të kesh kujdes ku ecën – duhet të kesh kujdes edhe çfarë fjale thua.

Sepse fjalët mund të ndezin një fitil që nuk e di ku të çon dhe jeta humbet në pak sekonda.

Dhe kjo është tragjedia: kur frika të bën të heshtë edhe për padrejtësinë më të vogël, shoqëria ka humbur busullën.

💔 Një vend nuk matet me kullat, pistat, apo kafenetë plot,as me lyeje e përlyrje fytyrash.

🤗Matet me qetësinë e lagjes, me respektin për tjetrin, me sigurinë e komunitetit,bashkëpunimin,mirësine,tolerancën që ndjen,matet me fjalën e mirë që nuk të kthehet në sharje.

😭Ne, këtë e kemi humbur fatkeqësisht…

Dhe derisa ta pranojmë që jemi të sëmurë mendërisht si shoqëri – nuk do të ketë ilaç.

As për zemrat tona. As për rrugët tona,as për të ardhmen…

🌷Një popull i tërë i sëmurë dhe askush sflet lëre më të mendojë për kurimin…..

Kush kthen shpinën udhëzimit të Zotit, do të këtë jetë të vështirë…!

E huazuar

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania