JiL.al - Jeto i Lumtur

Shpallet në kërkim shqiptari në Greqi, ja për çfarë akuzohet (Emri)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi akuzohet se është autori i vrasjes së një shtetasi grek.

Mësohet se i kërkuari ëhstë Orjon Mitri (Llupo), i cili akuzohet se ka vrarë me thikë pas një sherri Nikolao Mazarakis. Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 17 tetor 2023, në vendin e quajtur “Ajia Sotiria”, në lagjen Menidhi të Athinës.

Çdo gjë nisi mbas një sherri banal me viktimës Mazarakis, 38 vjeç, dhe autorit Llupo, 41 vjeç, për një dozë heroinë. Shpejt sherri degjeneroi në përleshje mes dy burrave dhe përfundoi pasi Llupo nxori një thikë dhe e goditi viktimën duke i shkaktuar atij plagë të rënda dhe hemorragji.

Pavarësisht se dy persona që ndodheshin me Mazarakin ia lidhën këmbën me një fashë, 2 orë më vonë viktima vdiq prej hemorragjisë edhe pse në zonë mbërritën ambulancat dhe policia.

Mjeku ligjor që ekzaminoi trupin e viktimës tha se ai kishte humbur jetën prej prerjeve të shumta me thikë, duke i shkaktuar hemorragji të rëndë fatale. Dy dëshmitarë okularë i thanë policisë se autori ishte Llupo, por pavarësisht operacionit për gjetjen e tij, nuk u bë i mundur arrestimi në territorin grek.

Vetëm paraditen e së enjtes 23 nëntor, policia nëpërmjet familjarëve të autorit të dyshuar mundi të komunikojë me Orjon Llupon, ku pa asnjë mëdyshje, Llupo pranoi se ishte ai që plagosi dhe vrau Mazaraqin.

Prej hetimeve rezultoi se Llupo kishte kaluar në territorin shqiptar dhe ndodhet në zonën e Divjakës. Policia thotë se ai refuzoi të kthehet për t’u dorëzuar, ndaj dhe ka do të nisë menjëherë procedurat për arrestimin e tij në Shqipëri dhe ekstradimin tij në Greqi për t’u gjykuar.about:blank

Llupo rezulton se ka pasur veprimtari të shpeshtë kriminale, pasi ai është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të ligjit për emigracionin.

Scroll to Top