I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Francë shqiptari

Editor
1 Min Read

Policia franceze ka arrestuar një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

46-vjeçari Elton Beqiraj ishte dënuar në vitin 2021 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 5 vjet burgim dhe u kap si rezultat i një operacioni të koordinuar nga Policia e Shtetit shqiptar dhe autoritetet franceze, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit përmes Interpol-it në operacionin “Five”.

Shtetasi Elton Beqiraj, 46 vjeç, akuzohet se ka shitur heroinë dhe pilula metadon në vitin 2019.

Ai u kap nga autoritetet franceze, të cilët e kanë arrestuar për qëllimin e ekstradimit të tij në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al