JiL.al - Jeto i Lumtur

I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës pasi lëvizte me armë zjarri.

Bëhet fjalë për Andrea Bregasi, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë.

Gjatë kontrolleve, Policia vendosi të sekuestrojë armën e zjarrit pistoletë dhe 9 fishekë.

Në 15 dhjetor 2023, Bregasi qëlloi me armë zjarri në “Don Bosko” mbi automjetin që drejtonte Rudolf Zefi, teksa pasagjerë ishin dy vëllezërit e tij.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Kontrolle dhe inteligjencë policore, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë mundëson kapjen dhe vënien në pranga të 33-vjeçarit.

I arrestuari, në kërkim nga Policia e Tiranës, për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë.

Sekuestrohet arma e zjarrit me krehrin dhe 9 fishekë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në qytetin e Durrësit, Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.

Gjatë këtij operacioni, në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në çantën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Në vijim, pas verifikimeve rezultoi se shtetasi A. B. ishte në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Scroll to Top