Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Tiranë (Emrat)

Jil
Jil
1 Min Read

Në kuadër të operacionit të koduar “STOP”, shërbimet e Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kanë finalizuar një ndërhyrje në një hyrje pallati në rrugën “Xhanfize Keko”, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas që dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë Denis Brakaj (Krasniqi) 35 vjeç, banues në Tiranë dhe Elker Xibraku, 30 vjeç, të dy banues në Tiranë

Gjatë kontrollit në ambientin ku ndodheshin të dy shtetasit u sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B.(K), forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika).

Në bashkëpunim me Prokurorinë, hetimet për këtë rast vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale janë kaluar për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania