Shpërthen vullkani në këtë vend, raportohet për 10 viktima

Editor
1 Min Read

Të paktën 10 persona janë vrarë pasi një vullkan shpërtheu në Indonezi. Shpërthimi në malin Lewotobi Laki Laki, në ishullin Flores, hodhi hirin e trashë në ngjyrë kafe deri në 2,000 metra në qiell.

Disa shtëpi morën flakë, duke përfshirë një manastir murgeshash katolike, tha zyrtari lokal Firman Yosef. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë më shumë trupa nën shtëpitë e shembura.
Të paktën 10,000 njerëz janë prekur nga shpërthimi në gjashtë fshatra të rrethit Wulanggitang dhe katër në rrethin Ile Bura. Pushteti vendor po përgatitet të përdorë shkollat ​​si strehimore të përkohshme për të prekurit.
Ky është shpërthimi i dytë vullkanik i Indonezisë në dy javë. Mali Marapi në Sumatrën perëndimore, një nga vullkanet më aktivë të vendit, shpërtheu më 27 tetor, por nuk u raportua për viktima.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *