Tre anëtare të një familje janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele (28 prill) në zonën e Saukut, ku pas shpërthimit ka rënë edhe zjarr.
Të plagosurit janë shtetasit A. D., 46 vjeç, B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.