
Një bombël gazi ka shpërthyer pasdien e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër, në banesën e A.J.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i lënduar pronari i banesës, i cili ndodhet në spiotal jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.