“Shpërthen” Elena Kocaqi: Sa të jetë Rama kryeministër, nuk garoj më!

Jil
Jil
1 Min Read

Elena Kocaqi ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet e 11 majit, ku ajo kandidaoi me partinë e saj, “Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare”.

E ftuar në “Breaking” në Top News, Kocaqi deklaroi se për sa kohë të jetë Edi Rama kryeministër, ajo nuk do marrë më pjesë në zgjedhje. Sipas Kocaqit, sistemi zgjedhor është i pabarabartë dhe penalizon të gjitha forcat e reja politike.

“Unë personalisht, për sa kohë të jetë Edi Rama në pushtet, nuk hyj më në zgjedhje. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit. Ky sistem është i pabarabartë. I pa drejtë sepse drejtohet nga dy parti që kanë në dorë gjithçka. Sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë.

Duhet të jetë një frymë tjetër, ku mediat të jenë të lira dhe as PD e as PS të mos kenë fuqinë të kërcënojnë për votën.

Partia e Agron Shehajt mori dy mandate sepse ai është biznesmen dhe ka të ardhura për të financuar fushatën. Unë nuk kam të ardhura që të bëj fushatë të njëjtë. Prandaj ky sistem është i pabarabartë. Këto ishin zgjedhjet më të këqija në historinë e Shqipërisë”, tha ajo.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania