
Dronët ukrainas kanë vënë në shënjestër një tjetër rafineri të madhe nafte në Rusi, e cila furnizonte makinerinë e luftës së Putin. Këtë herë, në objektiv ka qenë fusha e naftës në Saratov e cila u godit nga dhjetëra dronë të Ukrainës mbrëmjen e së shtunës.
Ushtria e Koresë së Jugut është tkurrur për 20 për qind në gjashtë vjetët e fundit. Sipas mediave lokale, në rafineri u regjistrua një shpërthim i fuqishëm që më pas çoi në një zjarr të madh.
Ndërkohë, 6 persona, përfshirë një vajzë 17-vjeçare, u plagosën në një sulm me dron nga forcat ruse në qytetin lindor të Kharkivit në Ukrainë.
Sulmi goditi lagjen Kyivsky të qytetit dhe dëmtoi një dyqan, tha Oleg Synegubov, kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Kyivsky.