Shpërthen termocentrali, ja dyshimet e para

Editor
1 Min Read

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në termocentralin “Kosova A” në Kosovë. Sipas të dhënave paraprake, raportohet se para zjarrit është dëgjuar një shpërthim dhe më pas flakët kanë pushtuar njësinë nr.4 të termocentralit.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), e cila bën me dije se flakët u shkaktuan si pasojë e një defekti teknik nga një qark i shkurtër, teksa siguroi qytetarët se tashmë zjarri është vënë në kontroll.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për skanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, thuhet në reagim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *