‘Shpërthen’ termometri/ Nisin ditët më të nxehta të verës,paralajmëron meteorologia: Ja çfarë do të ndodhë në fundjavë

Jil
Jil
2 Min Read

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi arrin të dielën.

“Fundjavë mjaft e nxehtë. E shtuna me mbizotërim të diellit me një rritje të lehtë të temperaturave, por dita e diel do të ketë një rritje të theksuar, duke kthyer kështu vlerat 40 gradë në shumë qytete të ultësirës perëndimore. Moti do të jetë i kthjellët, megjithatë ditët më të nxehta do të jenë të dielën dhe javën që vjen. Këto do të jenë ditët më të nxehta të verës deri më tani”, tha Lajda Porja.

Po cilat janë qytetet të cilat do të regjistrojnë temperaturat më të larta?

“Të dielën presim 40 dhe lehtësisht mbi 40 gradë në qarkun e Beratit, Elbasanit, do të jetë Gjirokastra, Shkodra – kryesisht Kopliku – më pas në vijën e dytë të frontit, me temperatura pak më të ulëta që mund të jenë një ose një gjysmë gradë më pak freskët, do të jenë Tirana, Fieri, Lushnja.”

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë gjatë kësaj fundjave temperatura të larta, ku në Shkup do të shkojnë deri në 40 gradë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania