Shpërthen vullkani në Meksikë

Editor
2 Min Read

MEKSIKË- Vullkani Popocatepetl në Meksikë ka shpërthyerditën e djeshme duke shkuar në një lartësi prej 2000 metrash. Për shkak të shpëthimit të vullkanit janë anuluar më shumë se njëzet fluturime në aeroportin e kryeqytetit të Meksikës.

“Njëzet e dy fluturime të linjave ajrore të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare u anuluan për shkak të kontrolleve të sigurisë në avionët që ndeshën me hi gjatë fluturimit,” shpjegoi Aeroporti Ndërkombëtar Benito Juarez (AICM) i Meksikos City.

Operatori i aeroportit siguroi se nuk është parë e nevojshme të pezullohet funksionimi i tij deri më tani, megjithatë, ai vazhdon të monitorojë nga afër drejtimin e hirit, i cili aktualisht po lëviz drejt Gjirit të Meksikës (në lindje).

Autoritetet federale mbajtën të martën nivelin e alarmit në “të verdhë”, dy shkallë nën rrezikun maksimal, por paralajmëruan rënien e hirit në tre shtetet në pjesën qendrore të vendit që rrethojnë kraterin: Morelos, Puebla dhe shtetin e Meksikës. Aktiviteti më i fundit shpërthyes vullkanik në Popocatepetl u regjistrua në maj 2023. Kryeqyteti meksikan është i rrethuar nga një varg malor, i cili redukton mundësitë përsa i përket rrugëve ajrore. Në 24 orët e mëparshme, vullkani regjistroi 77 shpërthime, dridhje me një kohëzgjatje totale prej 952 minutash dhe një tërmet, tha një raport i mbrojtjes civile pasditen e djeshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *