Shpërthen vullkani Etna, pamje mahnitëse

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

ITALI- Aktiviteti në vullkanin Etna në Siçili ka qenë intensiv që nga fillimi i javës, me kombinimin e llavës që shpërtheu dhe shpateve me dëborë që krijojnë imazhe mbresëlënëse. Sipas vëzhgimeve, emetimet e lavës dhe hirit nga vullkani u rritën të hënën mbrëma, kryesisht nga krateret e majës, si Bocca Nuova.

Vihet re se Etna është vullkani më aktiv në Evropën kontinentale lartësia e tij arrin 3350 metra dhe ditët e fundit kanë rënë pak mbi 30 centimetra borë, ndërsa më shumë pritet të bjerë gjatë fundjavës. Mediat italiane raportojnë se nuk ka arsye për shqetësim, ndërsa autoritetet siciliane po monitorojnë nga afër situatën.

Scroll to Top