Apokaliptike, dhjetëra viktima dhe të lënduar nga një shpërthim

Editor
1 Min Read

Të paktën 37 persona u mbytën në përmbytje dhe lavës që rrodhi nga një vullkan në ishullin perëndimor indonezian të Sumatrës, raportoi BBC-ja të hënën.

Rrëshqitjet e lavës së ftohtë i përmbytën dy lagje, duke i dëmtuar mbi 100 shtëpi e objekte publike. Autoritetet njoftuan se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi rreth 18 persona janë të zhdukur.

“Ishte lavë e zezë, kështu që përdora telefonin tim si ndriçues. Rruga ishte me baltë, kështu që unë këndova ‘Zot ki mëshirë’, ka deklaruar Rina Devina, një 43-vjeçare nga distrikti Agam që tha se e pa vullkanin.

Nëna e tre fëmijëve shtoi se shtëpia e një fqinji “u rrafshua nga gurë  të mëdhenj” dhe katër fqinjët e saj vdiqën. Deri të dielën pasdite rreth 19 trupa u gjetën në fshatin më  të goditur, Canduang në rrethin Agam.

Kjo zonë në Indonezi është shumë e prekur nga shpërthimet e lavës dhe në shumë raste banorët janë detyruar të evakuoheshin.

Lava e zezë është material i formuar nga shkarkimi i vullkanit që ka një pamje të errët. Kjo lloj lave formohet kur temperatura e lartë dhe presioni i madh shkakton ngrohje të lartë dhe rrjedhje të magmës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *