Shpërthim me tritol në një banesë në Fushë Krujë

Editor
1 Min Read

Një sasi me lëndë eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në portën e jashtme të banesës së shtetasit Artur Kurti në lagjen Arrameras të Fushë Krujës.

Lidhur me ngjarjen ka reagur edhe policia ku bëhet me dije se janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 të mbrëmjes së sotme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihet shkaku ose autori i vendosjes së tritolit.

‘Në datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *