Shpërthim me lëndë plasëse në Lagunën e Patokut, detajet e para!

Editor
1 Min Read

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse, raportohet se ka ndodhur në Lagunën e Patokut, duke shkaktuar dëmtime në një ambient rreth 50 metra larg një lokali.

Lajmi është bërë i ditur nga shtetasi me iniciale Z.T., i cili ka njoftuar Policinë për incidentin. Sipas burimeve, lënda plasëse është vendosur tek disa banjo të jashtme, të cilat ndodheshin larg lokalit

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për tritol apo ndonjë tjetër lëndë shpërthyese, por mostra nga vendngjarja janë dërguar për ekzaminim në laboratorët e specializuar në Tiranë, sipas panorama.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij shpërthimi, ndërsa policia ka rritur praninë në zonë për të siguruar perimetrin e ngjarjes.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al