Shpërthim në një biznes në Pezë, shkak dyshohet…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas mesnatës së mbrëmjes së djeshme një shpërthim dyshohet se është regjistruar pranë një biznesi ne Pezë. Sipas burimeve pronari ka telefonuar policinë rreth orës 8:00 të mengjesit çka ka ngjallur dyshime se ka qenë i pa vendosur për ta referuar ose jo në polici.

Pas verifikime të para dyshohet se lënda plasëse ka qenë artizanale, grupi hetimit ka marrë deklaratën e pronarit i cili pretendon se shkak mund të jetë bërë një borxh që ai i ka dikujt në lidhje me një pronë. Janë marrë disa kamera sigurie dhe po verifikohen për zbardhjen e detajeve dhe për të identifikuar autorin. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale të vogla.

Scroll to Top