JiL.al - Jeto i Lumtur

 Shpërthim në një fabrikë armësh, raportohet për një të vdekur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shpërthim që ndodhi në fabrikën e armëve Mesko në qytetin juglindor polak të Skarzysko-Kamienna, ka rezultuar në një zjarr dhe vdekjen e një punëtori 59-vjeçar.

Bëhet e ditur se shpërthimi në fabrikën e armëve në Poloni vrau një person dhe plagosi disa të tjerë.

Një tjetër punonjës u shtrua në spital, megjithëse gjendja e tij nuk është në rrezik për jetën, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Siç raportohet, shkaku i shpërthimit aktualisht është nën hetim.

Fabrika në pronësi të Polska Grupa Zbrojeniowa, prodhon produkte mbrojtëse, raketa antitank dhe municione të armëve të vogla.

Scroll to Top