Tre persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një ndërtesë apartamentesh në qytetin Yazd, në Iranin qendror, siç raporton agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.
Mes të plagosurve janë tre fëmijë, të cilët janë dërguar në spital. Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta.
Përfaqësuesi për shtyp i qendrës rajonale të ndihmës së parë bëri të ditur se pesë nga gjashtë të lënduarit tashmë kanë dalë nga spitali ku po trajtoheshin.