Shpërthimi në Lezhë, zbulohet në pronësi të kujt ishte lokali…

Editor
1 Min Read

LEZHË- Lagjia “Besëlidhja” në Lezhë është tronditur në orët e para të ditës së sotme nga një shpërthim me eksploziv. Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse para derës së lokalit të mbyllur të lokalit në pronësi të 47-vjeçarit, Ilir Markvukaj.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al