![](https://jil.al/wp-content/uploads/2024/06/image-411.png)
HIMARË- Janë shpëtuar në kanionet e Gjipesë, midis Himarës dhe Dhërmiut, dy turistët belgë që k ishin mbetur të bllokuar.
Çifti i turistëve, të moshës 50 vjeç, kishin humbur kontaktet mëngjesin e së enjtes.
Menjëherë u organizua ekipi i zjarrfikësve të Himarës që bënë të mundur nxjerrjen e tyre me anë të litarëve për shkak të terrenit të vështirë.